Trafikonin drogë me grupin e Rrajave, GJKKO lë në qeli Bledar Cafin! Urdhërarrest për Endrit Doklen

Aktualitet

1790501635_ChatGPTImageSep272026112844AM.png

GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Bledar Cafin, 50-vjeçarin e arrestuar në Shkodër me urdhër të SPAK dhe të konsideruar nga autoritetet si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

 Cafi akuzohet si pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës. Emri i tij, bashkë me atë të Endrit Dokles, për të cilin ka dhe një urdhërarresti, ka dalë nga zbërthimi i komunikimeve në SkyECC.

 Ata dyshohen se kanë trafikuar lëndë narkotike në bashkëpunim me grupin e Rrajave.

Sipas burimit nga mediat, Cafi nuk ka folur para gjyqtarit por është përfaqesuar nga avokati.

Ai dyshohet si një nga porositësit e ngarkesës prej 427 kg kokainë e kapur në Portin e Roterdamit në Hollandë në vitin 2020.

Nga bisedat e zbardhura në Sky ECC sasia e drogës me vlerë miliona euro ishte nisur me kontinier nga Ekuadori.

Bledar Cafi akuzohet për tre vepra penale: “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion