“Zoti i shkatërroftë”/ Mos-aktivizimi në Europian, babai i Ismajlit shpërthen në rrjetet sociale

Sport

“Zoti i shkatërroftë”/ Mos-aktivizimi në Europian,

Ilmi Ismajli, babai i futbollistit të Kombëtares shqiptare Ardian Ismajli, ka shpërthyer me një postim në “Facebook” pas përfundimit të ndeshjes Shqipëri-Spanjë, që rezulton edhe dueli i fundit për kuqezinjtë në këtë Europian.

Ardiani nuk mori asnjë minutë në këto 3 ndeshje dhe kjo ishte arsyeja që babai i tij ka reaguar ashpër në faqen e tij. Edhe pse mbrojtësi ka qenë titullar te skuadra e Empolit, nuk u preferua për asnjë minutë nga trajneri brazilian.

REAGIMI I BABAIT TË ISMAJLIT: 

Ardian, 

Behu i qendrueshum dhe i fort per kete padrejtesi, per kete tradheti, te jeni krenar per qdo gje qe keni dhene per Kombtaren sepse e kemi detyrim! 

Zoti i shkaterroft te gjithe ata qe ta vodhen endrren qysh nga femijeria te cilen ma tregoje… 

Zoti i shkaterroft ata qe te bene pabesi, te bene tradheti sepse shume ke besuar dhe nuk keni faj se ne ballet e tyre nuk shkruant i pabes… 

Je i qet se dite te bardha dhe karrier te madhe jeni duke pritur, eshte shume afer… 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion