"Ikje me kokën lart nga Euro 2024", Rama: Shqipëria bëri futbollin më të bukur ndonjëherë

Sport

"Ikje me kokën lart nga Euro 2024", Rama: Shqipëria

Largim nga Europiani me kokën lart e ka vlerësuar Kryeministri Edi Rama ecurinë e Shqipërisë në Euro 2024, pasi u skualifikuam nga Kampionati Europian nga humbja 1 me 0 me Spanjën.

“FALEMINDERIT. Nga goli më i shpejtë i Europianëve deri në sekondën e fundit të këtij Europiani, Kombëtarja Kuqezi e kreu misionin e saj të pamundur duke luajtur futbollin më të mirë ndonjëherë në historinë e saj dhe me mbështetjen fantastike të dallgës kuqezi të Lojtarit të 12-të

Sot skuadra jonë e re dhe me një potencial shumë premtues largohet nga ky Europian me kokën lart, për t’u rikthyer në fushë më tej me një eksperiencë shumë të vyer, e cila i mungonte krejtësisht përballë tre nga fuqive më të mëdha të futbollit që u përballën me një Shqipëri të vogël, por me dinjitet të pamohueshëm nga askush”, shkruan Kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale.

Shqipëria humbi 2 me 1 ndeshjen e parë me Italinë, barazoi 2 me me Kroacinë dhe humbi ndeshjen e fundit 1 me 0 me Spanjën.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion