Zhdukja e 50-vjeçar nga Selencia 10 ditë më parë, zbulohen detaje të reja

Aktualitet

Zhdukja e 50-vjeçar nga Selencia 10 ditë më parë, zbulohen

Një tjetër detaj është bërë me dijem nga zhdukja e Arjan Shabanaj, 50 vjeç,  nga Selenica e Vlorës. Mësohet se 50-vjeçari është zhdukur edhe më parë nga banesa, por sipas informacioneve, ai ka qëndruar tek miqtë e tij, por kjo situatë nuk e ka alarmuar më parë nënën e tij.

Por këtë herë, nëna e tij është shumë e shqetësuar, pasi dyshon se djali i saj është vrarë për shkaqe politike. Ajo dje në një intervistë për mediat tha se djali i saj ka humbur pas mitingut të PD.

"Tek policia s'jam e kënaqur kam vajtur me shkop nga dy-tre herë në ditë dhe më thoshin ik mos u shqetëso se ai gatuan për Bashën. Ai iku pa asgjë, pa kartën e identitetit. Ma bënë të zezën ma bënë. Dyshimin e kam tek politika, djalin ma vranë socialistët. Që atë natë ia kanë bërë të zezen se nëna e ndien", tha një ditë më parë Tefta Shabanaj, nëna e 50-vjeçarit të zhdukur prej 10 ditësh

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion