Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës do kushtojë 170 milionë euro, punimet zgjasin tri vjet deri në 2027

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur dy tendera me vlerë 32.4 milionë euro, për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës.
Punimet pritet të nisin brenda këtij viti dhe do të përfundojnë deri në vitin 2027.
Kjo do te thote, se punimet ne kete aks nisin kete vit, dhe perfundojne pas plot tri vitesh, nje kohe e konsiderueshme per punimet ne nje aks kombetar me fluks te konsiderueshem.
Dy tenderat janë hapur vetëm për pjesën nga Kamza në Sukth, ndërkohë që i gjithë zgjerimi do të kushtojë 170 milionë euro.
Gerryrje dhe heqje e betonit ekzistues te tanishem dhe vepra arti, eshte faza e pare e punimeve.
Faza e dyte, do te kete nisjen e asfaltimit te ri ne muajin e 11 te punimeve.
Sipas projektit te publikuar, autostrada do te kete gjithsej 8 korsi, 4 vatje, 4 ardhje.
Shpejtesia e lejuar do te jete 90 deri ne 140 kilometer ne ore.
Punimet do te nisin ne 5 kilometrat e pare dhe do te shoqerohen me hapjen e punimeve per rrugen e vjeter, Kombinat-Ndroq-Plepa.
Tenderi për lotin e parë me vlerë 16.2 milionë euro, parashikon zgjerimin nga mbikalimi i Kamzës deri në Vorë, ndërsa tenderi i lotit të dytë po me vlerë rreth 16.2 milionë euro, nis nga Vora deri në Sukth.
Për lotin e 3, nga Sukthi deri në Durrës, tek Nyja e Dajlanit, ende nuk ka një tender të hapur.
Kostoja totale e zgjerimit të autostradës prej 31 kilometra sipas ARRSH-së do të jetë 170 milionë euro./lajmifundit.al


