Marrëveshja, Trump: Do të përdorim naftën venezueliane për të rimbushur rezervat tona strategjike

Bota

Marrëveshja, Trump: Do të përdorim naftën venezueliane

Presidenti i SHBA, Donald Trump tha të dielën se Rezerva Strategjike e Naftës e SHBA-së do të rimbushet me naftë nga Venezuela, pas marrëveshjes të njoftuar të premten nga Uashingtoni dhe Karakasi.

Marrëveshja i jep SHBA-së kontrollin e shumicës mbi shfrytëzimin e më shumë se 65 miliardë fuçive rezerva të provuara të naftës bruto në vendin e Amerikës Latine.

Trump tha në një postim në rrjetet sociale të martën se procesi i “rimbushjes” do të fillojë së shpejti, duke e përshkruar naftën venezueliane si “një dhuratë nga Venezuela për popullin amerikan”.

“Një nga gjërat që do të bëj me naftën venezueliane është mbushja e Rezervave Strategjike Kombëtare të cilat, për shkak të Joe Bidenit të përgjumur, janë praktikisht të zbrazura. Procesi i “mbushjes” do të fillojë shumë shpejt dhe është një dhuratë nga Venezuela për popullin e Shteteve të Bashkuara”, shkroi ai.

Në një tjetër postim, ai sulmoi sërish Kanadanë, tensionet me të cilën kanë qenë në pikën më të ulët pasi të dyja palët dështuan të arrinin një marrëveshje tregtare.

“Bizneset kanadeze po vërshojnë në Shtetet e Bashkuara. Ne duam të prodhojmë makinat tona, etj. Kjo është ajo që do të ndodhë. Kanadaja na ka mashtruar për vite me radhë”, shkroi Presidenti Trump.

ME TE LEXUARAT