PS-PD përplasen në Kushtetuese, opozita godet 6 vendime të mazhorancës. Mes tyre, “Diella” dhe Endri Shabani

Politikë

PS-PD përplasen në Kushtetuese, opozita godet 6 vendime të

Nga shtatori Gjykata Kushtetuese do të shndërrohet në arenën e betejës ku do të përplasen opozita dhe mazhoranca socialiste për 6 vendime të parlamentit të cilat sipas Partisë Demokratike janë miratuar në shkelje të ligjit themeltar të shtetit.

Çështja më interesante për të cilën pritet vendimi i gjyqtarëve është ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale. Partia Demokratike kërkoi në Kushtetuese shpalljen të paligjshme të Diellës duke theksuar se cilësitë e ministrit janë të përcaktuar qartë në Kushtetutë, dhe Diella nuk përmbush asnjë prej tyre.

Shqyrtimi i kësaj  çështjeje ka përfunduar në muajin maj dhe opozita ka akuzuar gjyqtarët se kanë shkelur ligjin pasi duhet të kishin shpallur vendimin brenda një muaji.

Vendimi i Kushtetueses për ministren Diella, është i pari që lidhet me inteligjencën artificiale, nga kjo gjykatë.

Në 29 shtator Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë ankimimin e deputetëve të Partisë Demokratike për shkarkimin e Endri Shabanit nga posti i Avokatit të Popullit, pasi sipas opozitës procedura e zgjedhjes së tij nga parlamenti është e paligjshme.

Opozita ka goditur në Gjykatën Kushtetuese edhe rrëzimin nga socialistët të dy kërkesave të saj për ngritjen e komisioneve hetimore; një për AKSHI-n dhe një për Autoritetin Rrugor dhe këto ankimime pritet të shqyrtohen deri në fund të këtij viti.

Gjithashtu kushtetuesja do të shohë kërkesën e demokratëve për shfuqizimin e ligjit “Për Paketën e Maleve”, e cila është gjithashtu një prej kërkesave të qytetarëve që protestojnë prej 3 muajsh para kryeministrisë.

Çështja e fundit që partia Demokratike ka goditur në Gjykatën Kushtetuese është marrëveshja më Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një hua prej 302 milionë dollarësh që Shqipëria do ta përdorë për modernizimin e Forcave të Armatosura. Edhe pse opozita ishte dakord për këtë marrëveshje, ajo beson se procedura e miratimit ishte antikushtetuese ndaj e goditi në gjykatë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion