Aksident tragjik / Makina bie në greminë, raportohet një i vdekur dhe dy të plagosur

Aktualitet

Aksident tragjik / Makina bie në greminë, raportohet një i vdekur

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në Kurbnesh të Mirditës, ku raportohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë.

Si pasojë e aksidentit, një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Raportohet se të lënduarit janë transportuar për mjekim në spital, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe grupet përkatëse të policisë.

Rrethanat e aksidentit dhe shkaqet që çuan në daljen e automjetit nga rruga janë ende të paqarta. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Lajm në përditësim

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion