Ministrja Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare e PS në Vlorë, ja arsyeja

Politikë

Ministrja Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare e PS në

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, ka dhënë dorëheqjen nga detyra e bashkëkryetares së Partisë Socialiste në Vlorë.

Në një reagim të saj, Ismaili bën me dije se vendimi vjen në kuadër të fazës së fundit të riorganizimit të Partisë Socialiste, duke i hapur rrugë procesit të përzgjedhjes së drejtuesve të rinj të strukturës në Vlorë.

Ajo shprehet se drejtimi i PS-së së Vlorës për një vit e tre muaj ka qenë një privilegj dhe përgjegjësi, ndërsa falënderon socialistët, anëtarët, drejtuesit dhe bashkëpunëtorët për mbështetjen dhe bashkëpunimin.

“Ka qenë privilegj dhe përgjegjësi që, për 1 vit e 3 muaj, të drejtoja si bashkëkryetare Partinë Socialiste të Vlorës, falë besimit dhe mundësisë së dhënë nga Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama. Një detyrë që jam përpjekur ta ushtroj me përkushtim, korrektësi dhe integritet, e vetëdijshme për përgjegjësinë që mbart drejtimi dhe përfaqësimi i një strukture kaq të rëndësishme.

Sot, në kuadër të fazës së fundit të riorganizimit të Partisë Socialiste, jap dorëheqjen nga detyra e bashkëkryetares, duke i hapur rrugë procesit demokratik të përzgjedhjes së drejtuesve të rinj të Partisë Socialiste të Vlorës.

Faleminderit çdo socialisti, anëtari, drejtuesi dhe bashkëpunëtori për mbështetjen, besimin dhe punën e përbashkët gjatë kësaj periudhe, duke më nxitur të jap më të mirën dhe të kontribuoj për një model drejtimi të bazuar te puna, përgjegjësia dhe respekti për njerëzit. Mirënjohëse për këtë kapitull dhe për gjithçka ndërtuam së bashku”, shkruan Ismaili.

Ajo e mbyll mesazhin duke e cilësuar këtë periudhë si një kapitull për të cilin shpreh mirënjohje, duke theksuar kontributin për një model drejtimi të bazuar te puna, përgjegjësia dhe respekti për njerëzit.

ME TE LEXUARAT