“Zgjedhjet, farsa më e shëmtuar e 33 viteve”, Berisha: Do dokumentojmë çdo dhunim të vullnetit të shqiptarëve

Aktualitet

“Zgjedhjet, farsa më e shëmtuar e 33 viteve”, Berisha: Do

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha po mban një konferencë për shtyp.

Ai ka akuzuar Partinë Socialiste dhe qeverinë për manipulime të votës së diasporës në zgjedhjet e fundit.

Berisha theksoi se ato ishin të shoqëruara me “krime elektoralë” që ndikuan në rezultatin e kutive të votimit, duke e konsideruar këtë proces si të gabuar dhe larg vullnetit të lirë të shqiptarëve në diasporë.

“Kemi prova të manipulimeve monstruoze më votën e diasporës. Ne po ndjekim procesin, pra qëndrimi në proces është domosdoshmëri që buron nga respekti për ligjin. Rezultati në kutitë e votimit është i tëri i gabuar nga kriminelë elektoral të PS e nuk ka të bëjë me vullnetin e lirë të shqiptarëve në diasporë. Kam bindjen më të thellë se faktori ndërkombëtar do të qendrojë i palëkundur në mbrojtje të votave të shqiptarëve.

Janë të paktë ata që për hir të karriges së Ramës do të pranonin të sakrifikonin votën e lirë të shqiptarëve. Do të dokumentojmë çdo blerje e dhunim të hapur e të fshehur të ligjeve të vendit.

Zgjedhjet ishin farsa më e shëmtuar e 33 viteve në Shqipëri. Kjo është e vërteta”, tha ai.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion