Goditi me grushta e shkelma kryetarin e KZAZ-it në Kashar, Gjykata e Tiranës merr vendimin për Rei Nozllin

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 26-vjeçarin Rei Nozlli, i cili dhunoi sekretarin e KZAZ në Kashar, për veprën penale "Kanosje apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje".
Konflikti ndodhi më datë 15 maj në KZAZ nr.30 në Kashar, gjatë procesit të numërimit të votave për kandidatët për deputetë. Pas deklarimit të pavlefshmërisë së një vote, Rei Nozlli dhe disa persona të tjerë kanë reaguar duke bërtitur, duke shprehur mosdakortësinë me këtë vendim të numëruesit.
Në këtë situatë, sekretari i kësaj KZAZ, Remzi Memedi, u kërkoi që të qetësohen, mbasi përndryshe do t’i nxirrte jashtë nga ambienti i numërimit të votave. Menjëherë mbas kësaj, Nozlli kaloi shiritin e perimetrit të sigurisë dhe shkoi drejt tij duke e goditur me grushta dhe shkelma.


