Zgjedhjet e 11 majit/ Mbërrijnë vëzhguesit e OSBE-ODIHR mbërijnë në këtë qytet!
Lajmifundit
/
10 Maj 2025, 16:09
Aktualitet
Kanë mbërritur në Shqipëri vëzhguesit e parë ndërkombëtarë të misionit të OSBE-ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Sipas informacioneve, një pjesë e ekipit u pa sot pranë një prej Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ), konkretisht pranë shkollës “Ali Demi” në qytetin e Vlorës.
Këtë të shtunë të 10 majit vendi ka hyrë në heshje zgjedhore, ndërsa qytetarët shqiptarë do tu drejtohen ditën e nesërme qendrave të votimit në gjithë vendin.
3,713,761 votues janë regjistruar për zgjedhjet që mbahen për përbërjen e Parlamentit të ri.