Giro d’Italia 2025/ Festë për çiklistin italian, Afini mposht kohën e Hayter dhe kalon i pari!

Sport

Giro d’Italia 2025/ Festë për çiklistin italian, Afini

Giro d’Italia vijon sot me etapën e dytë në Tiranë, një garë kronometri 18.7 km me 150 metra disnivel në rrugët e kryeqytetit.

Një cirkuit tërësisht qytetas, ku pas 8 kilometrave të para çiklistët do të përballen me 1.3 km malore (5.6%) në Sauk, ndërsa 2 kilometrat e fundit do të jetë të njëjta me etapën e parë.

Roglic dhe Ayuso mund të fitojnë terren ndaj maloristëve, ndërsa për suksesin në kronometër shihen si favoritë britaniku Joshua Tarling dhe italiani Edoardo Affini.

KOMENTI LIVE

ORA 14:25- Afini lë pas Hayter dhe kalon i pari në garën. (VIDEO)

ORA 14:13- Britaniku Hayter vazhdon të jetë i parë në garë.

ORA 14:01- Hepburn kalon Pallatin e Brigadave. (VIDEO)

ORA 13:46- Niklas Markl përfundon i pari vijën e finishit dhe pas tij përfundon Hayter. (VIDEO)

ORA 13:41- Hayter për momentin kalon i pari dhe ndiqet nga Govekar dhe ka një përmirësim të kohës.

ORA 13:38- Niklas Markl ngjitet në rrethin e Saukut. (VIDEO)

ORA 13:36- Çiklistët kalojnë nga “Arena Kombëtare”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion