Zbulohen rregullat, si do të votojmë në 25 prill

Zbulohen rregullat, si do të votojmë në 25 prill për shkak të masave anti-COVID.
Rregullat janë hartuar nga Ministria e Shëndetësisë, ku theksohet që të gjithë ata që kanë simptoma të Covid-19 duhet të izolohen dhe të qëndrojnë në shtëpi.

Veprimet parandaluese që duhet të ndërmarrin punonjësit e zgjedhjeve dhe votuesit:
1-Qëndroni në shtëpi nëse keni ethe, simptoma të frymëmarrjes ose mendoni se jeni sëmurë.

2-Personat e konfirmuar Covid-19 pozitiv, duhet të zbatojnë rregullat e përcaktuara nga MSHMS në protokollet përkatëse "të zbatimit të karantimit dhe izolimit të rasteve".

Më tutje vijon me rekomandimet për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve

1-Salla rekomandohet të jenë në katin e parë, me sipërfaqe të konsiderueshme dhe të sigurojë ajrim të mjaftueshëm.
2-Salla duhet të jetë e pajisur me hyrje dhe dalje të veçanta për të mundësuar distancimin fizik të votuesve, në pamundësimit të sigurimit të një salle me dy dalje, ajo të organizohet në mënyrë të sigurojë distancimin fizik të votuesve./LajmiFundit


