Aksidenti në Fier/ E plagosura dhe djali i saj, të afërm të Azgan Mërnicës, vrasësi i Novrus Cenaliajt!

Aktualitet

Aksidenti në Fier/ E plagosura dhe djali i saj, të afërm të

Zbardhen të tjera detaje të reja nga të shtënat me armë në Fier, ku mbeti e plagosur një grua. Sipas Tch e plagosura dhe djali i saj janë të afërm të shtetasit Azgan Mërnica, autori i dyshuar i vrasjes së efektivit të “Shqiponjave”, Novrus Cenalia.

Ngjarje kjo e ndodhur në maj të vitit 2024.

Në vendngjarje janë gjetur gëzhoja nga dy armë, që dyshohet se mund të ketë pasur shkëmbim zjarri.

"Plagosën me armë zjarri një shtetase, identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët(babë e bir). Rreth orës 14:00, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Dërmënasit”, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasja S. M. Nga hetimet paraprake dyshohet se autorë janë shtetasit A. C., 66 vjeç dhe A. C., 23 vjeç, banues në Dërmënas (babë e bir), të cilët janë shpallur në kërkim.

Janë ngritur menjëherë pika kontrolli në hyrje/daljet e qytetit të Fierit dhe në akset “Fier-Vlorë”, “Fier-Lushnjë”. Gjithashtu, shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e prokurorit, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim kapjen e autorëve", njofton policia.

ME TE LEXUARAT