Inaugurohet Vila 31 e ish-diktatorit, Rama: Vatër kulture për gjithë shqiptarët

Vila 31 x Art Explora, ish-rezidenca e diktatorit Enver Hoxha është kthyer në një qendër inovative artistike dhe kulturore, teksa sot mirëpriti rezidentët e parë nga Franca, Tunizia, Libani, Malta, Italia e vende të tjera, në ditën e inaugurimit të saj, si dhe kryeministri Edi Rama.
Vila 31 do jetë e hapur me hyrjen falas nga datat 9-13 prill, duke sjellë një program kulturor të hapur për të gjithë: performanca, diskutime, punëtori, lexime dhe shfaqje filmash.
“Nuk besoj se imagjinata e artistëve këtu të përfytyrojnë anglezët të hapin një gjë të tillë në Shqipëri apo kudo gjetkë. Që nuk është kolonia e tyre. Unë duhet të nderoj Frederikun që erdhi sot me shumë njerëz të tjerë, jo vetëm të flasë në frëngjisht por duke i kushtuar një fjalim të gjatë.
Një fjalim të gjatë sepse falë imagjinatës së ambasdorit tim Dritan Tola, ideja për të nderuar Frederikun me medaljen e yllit të njohjes publike u bë në një miting jashtë. Nuk e ka bërë kush këtë. Jemi vend demokratik. Ndonjëherë ambasadorët na japin urdhra”, tha Rama.


