"10 vite luftoj për një banesë"/ Në karrige me rrota, vjen çdo ditë nga Kamza në protestë

Një grua tetraplegjike, pjesëmarrëse në protestën që po mbahet sot në Tiranë, ka rrëfyer vështirësitë me të cilat përballet prej vitesh, duke kërkuar që institucionet të dëgjojnë më seriozisht problematikat e personave me aftësi të kufizuara.
Ajo tha se prej 10 vitesh përpiqet të sigurojë një banesë dhe të kryejë një ndërhyrje, ndërsa theksoi se udhëtimi nga Kamza për të marrë pjesë në protestë ka qenë i vështirë.
“Kam 10 vite që mundohem për një banesë dhe për të kryer një ndërhyrje. Unë vij nga Kamza me shumë sakrifica. Nuk e di pse nuk e marrin seriozisht zërin tonë, shqetësimet tona. Zëri jonë ka qenë i shurdhër”, u shpreh ajo.
Ajo kërkoi më shumë vëmendje nga institucionet dhe zgjidhje konkrete për problemet që prekin personat me aftësi të kufizuara.


