Vriten dy vëllezër në Gjakovë

Aktualitet

Vriten dy vëllezër në Gjakovë

Nje ngjarje e rende ndodhi ne Gjakove mbremjen e te dieles.

Dy vëllezër janë vrarë me armë zjarri në Gjakovë të Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në fshatin Madanaj.

Klan Kosova ka mësuar nga burime policore se njëri prej vëllezërve ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa tjetri rrugës duke u transportuar për në spital.

Zëdhënës i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës, Lumni Graisha e ka konfirmuar rastin për Insajderi.

Ai ka thënë se sipas informatave të para motivet e vrasjes janë për shkak të një prone.

Sipas hetimeve, dy vëllezërit kanë mbetur të vdekur pas një konflikti pronësor me të dyshuarin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion