“Fjala vdekje përmendej 3 herë”, kontrata që firmosën pasagjerët e nëndetëses

Soft

“Fjala vdekje përmendej 3 herë”, kontrata që

Mike Reiss dhe Alan Estrada, dy persona që udhëtuan në vitin 2022 në bordin e nëndetëses Titan për të parë Titanikun, zbuluan për “Daily Mail” kontratën që nënshkruan për kompaninë OceanGate, organizatore e udhëtimit.

Në atë kontratë, kompania ishte e përjashtuar nga çdo përgjegjësi nëse ndodhnin incidente gjatë eksplorimit.

Në të, përveç detyrimit për të paguar 250 mijë dollarët që kushtonte bileta, fjala “vdekje” përmendej tre herë vetëm në faqen e parë:

“Kjo anije eksperimentale nuk është aprovuar ose certifikuar nga asnjë organ rregullator dhe mund të shkaktojë lëndime fizike, trauma emocionale ose vdekje”.

Reiss dhe Estrada ranë dakord se ishte një mision “vetëvrasës”.
“Kam firmosur se mund të ketë dështime që mund të shkaktojnë lëndime ose vdekje. Dhe se nuk ishin përgjegjësi e kompanisë. Aty ndjeva se po rrezikoja jetën”, tha Estrada.

YouTuber-i meksikan sqaroi se, në çdo kohë, ata që firmosnin i dinin mirë kushtet e kontratës:

“Ne firmosëm disa faqe, nuk më kujtohet sa, në të cilat shpjegohej secili nga rreziqet, përfshirë edhe humbjen e jetës. Ne që jemi të përfshirë në këto ekspedita e dimë se nuk po shkojmë në një park argëtimi”.

Nga ana e tij, skenaristi i The Simpsons ka rrëfyer për BBC se cilat ishin mendimet e tij pasi hyri në nëndetëse:

“E përmendin vdekjen tri herë në faqen e parë, kështu që nuk e largon kurrë nga koka atë gjë.

Kur po hyja në nëndetëse, mendova se mund të ishte fundi. Pra, ai që merr përsipër këtë iniciativë, e ka marrë parasysh vdekjen”.

Çfarë lidhje ka nëndetësja “Titan” dhe Shqipëria?

“Fjala vdekje përmendej 3 herë”, kontrata që

Shpërthimi i nëndetëses “Titan” ku humbën jetën 5 persona, ka kthyer vëmendjen te Victor Vescovo, personi i parë që është zhytur në 5 pikat më të thella të të pesë oqeaneve si pjesë e ekspeditës Five Deeps. Ai ka udhëtuar gjithashtu në Challenger Deep në Mariana Trench, pika më e thellë në oqean, 15 herë, më shumë se kushdo në histori.

Në një reportazh ku flitet mbi motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë që ka shokuar jo pak botën, Victor Vescovo ka bërë fajtor kompaninë OceanGate.

“Për 50 vjet, kanë ndodhur me mijëra prej tyre zhytje me pilotë civilë dhe nuk ka pasur kurrë, jo vetëm viktima, por as lëndime serioze, deri në këtë ngjarje.

Incidenti për fat të keq ishte rezultat i një kompanie dhe një ekipi që po vepronte jashtë zakoneve normale dhe kërkesave të funksionimit të sigurt të zhytësve në ujëra të thella”, ka thënë ai për The Dallas Morning News të premten.

Mes gjithë kësaj historie, aty ka dhe pak Shqipëri. Kjo pasi në reportazhin e dhënë për këtë tragjedi, Victor Vescovo shfaqej i veshur me kostum, në krah të së cilës mbante 4 flamuj, 2 amerikanë, flamurin e Teksasit dhe atë shqiptar.

Kjo për një arsye të fortë. Ai është martuar me shqiptaren Monica Beu e ndërsa ka vlerësime për historinë e vendit tonë.

ME TE LEXUARAT