Vrau vjehrrën me thikë, arrestohet nusja në Maqellarë

Aktualitet

Vrau vjehrrën me thikë, arrestohet nusja në Maqellarë

Një 44-vjeçare është arrestuar pasi akuzohet se ka vrarë vjehrrën e saj duke e qëlluar me thikë. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit, për motive të dobëta.

Polica ka arrestuar për ngjarjen Miranda Marku 44 vjeçe, banuese në fshatin Burrim, Maqellarë, plagosi me thikë vjehrrën e saj N. M., 74 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë menjëherë. Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre për motive të dobëta.

Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës që dyshohet se është përdorur nga autorja e ngjarjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër për veprën penale "Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare".

ME TE LEXUARAT