Vrau turistin për një foto me kalin, lihet në burg 63-vjeçari, pendohet në sallën e gjyqit

Aktualitet

Vrau turistin për një foto me kalin, lihet në burg

Kristo Mema autori i vrasjes me thikë të 42-vjeçarit Keli Hoxha,ka mbërritur mesditën e sotme në ambjentet e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për t’u njohur me masës e sigurisë.

Ai ka mbërritur nën masa të rrepta sigurie, rreth një orë para orarit të parashikuar të fillimit të seancës.

Gjykata e Beratit ka vendosur të lërë në burg 63-vjeçarin i cili kreu vrasjen në lagjen e Kalasë, në Berat.

Kristo Mema, 63-vjeçari i cili rezulton edhe me precedentë penalë në greqi ka shfaqur pendesë në sallën e gjyqit duke kërkuar falje familjarëve të viktimës për aktin e rëndë.


Ngjarja ndodhi për një foto me kalin, nga ku sipas dëshmisë së 63-vjeçarit, i ndjeri ka prekur kalin ndërkohë që e kishte paralajmëruar se kali ishte i acaruar.

63-vjeçari tha se ishte ofenduar nga ana e viktimës prandaj dhe kreu aktin e vrasjes, deklaratë e hedhur poshtë nga familjarët e Keli Hoxhës duke thënë se asnje ofendim nuk është thënë.

Gjithashtu banorët e zonës kanë pohuar se i akuzuari ishte person problematik dhe për të janë ankuar edhe në Bashkinë ee Beratit që të mos ushtronte aktivitetin e tij.

Prokurori i çështjes, Renato Tosku,pasi ka parashtruar rrethanat e ngjarjes,ka kërkuar për Memën masën e sigurisë "arrest me burg",për veprën penale "Vrasje",parashikuar nga neni i Kodit Penal.


Bëhet me dije se e gjithë ngjarja e rëndë ndodhi në sy të fëmijëve të viktimës, ai u arrestua pak orë në një shpellë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion