"Edi Rama o tradhar, jep dorëheqjen sa më parë...", qytetarët pushtojnë rrugët e Tiranës

Rruget e Tiranes jane pushtuar nga qytetaret ne protesten e sotme. Me thirrjet "Edi Rama i tradhat jep doreheqjen sa me pare", protestuesit kane marshuar nga kryeministria ne disa drejtime te kryeqytetit drejt Parlametit dhe "Ali Demit".

Tubimi masive në kryeqytet ka marrë një rrjedhë të re.
Pasi lanë pas bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe “oqeani” i njerëzve qëu shtri deri te Sheshi “Skënderbej”, protestuesit kanë marshuar masivisht nëpër rrugët e Tiranës dhe sapo kanë mbërritur përpara godinës së Parlamentit të Shqipërisë.
Gjate marshimit përpara institucionit ligjvënës, dëgjohen brohoritje të fuqishme dhe njëzëri nga turma e revoltuar, e cila ka shpërthyer në koret: “Parlamenti i krimit! Parlamenti i krimit!”.
Kjo lëvizje vjen si një tjetër mesazh i prerë i qytetarëve, të cilët pas performancave të mëparshme simbolike ku kërkuan burgosjen e liderëve politikë pa dallim partish, tashmë kanë shënjestruar godinën ku miratohen ligjet e vendit.


