EMRI/ I dënuar në Itali për marrëdhënie seksuale me dhunë, kapet 46-vjeçari në Tropojë

Aktualitet

EMRI/ I dënuar në Itali për marrëdhënie seksuale me

Kapet shtetasi 46-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Vladimir Rama i dënuar në Itali, me 6 vjet burgim, për marrëdhënie seksuale me dhunë, arrestohet me qëllim ekstradimin.


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Alert”, si rezultat i të cilit u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi:

Vladimir Rama, 46 vjeç, banues në fshatin Fierzë, Tropojë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Triestes, Itali, e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale “Marrëdhënia seksuale me dhunë”.

Interpol Tirana do të kryejë procedurat në bashkëpunim me Interpol Romën, për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion