“Martinin mund ta kishim sot nëse…”/ Nëna e Martin Canit i bashkohet protestës: Kam 18 muaj që....
Nëna e Martin Canit, 14-vjeçarit të vrarë me thikë në Tiranë, Florina Cani, i është bashkuar sot protestës para Kryeministrisë. Gjatë fjalës së saj, Florina Cani tha se në Shqipëri mungon siguria, kujdesi shëndetësor dhe drejtësia. Ajo shtoi se djali i saj mund të ishte në jetë nëse do të funksiononin aparaturat e zemrës në spitale.
“Mendova të bashkohem me ju sot dhe të ngre zërin për fëmijët shqiptarë kudo që janë. Duam siguri, ne e çuam djalin në shkollë dhe nuk u kthye. Jo nga paedukata, por nga pakujdesia e këtyre, që e kanë degraduar arsimin, shëndetësinë dhe të gjitha me radhë. Qeveri e krimit. Kam 18 muaj që protestoj dhe zemra plotë po më mbushet sot që po e shoh Tiranën të mbushur me rini. Faleminderit, në Shqipëri dhe në diasporë, faleminderit.
Duam drejtësi dhe rend nëpër gjykata dhe drejtësi s’ka akoma. Poshtë qeveria e krimit, poshtë Edi Rama. Dua të përmend edhe ata që i shtypin makinat nëpër rrugë, sepse nuk ka siguri. Martinin mund ta kishim sot, nëse funksiononte aparatura e zemrës. Por nuk funksionon. Edhe ai tjetri fëmijë ishte, nuk po bëj me faj atë, por qeverinë tonë, sepse nuk ka asnjë kusht për siguri”, tha Florina Cani.