"Jepe dorëheqjen...", nis tubimi në Tiranë, protesta kundër Ramës për Zvërnecin në ditën e 14

Protestuesit janë grumbulluar në sheshin “Skënderbej” për protestën mbarëkombëtare, e cila ka hyrrë në ditën e 14 të saj.
"Jepe doreheqjen, jepe doreheqjen", ka qene thirrja e protestuesve ne nisje te tubimit.
Protestuesit nën thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Rama jepe dorëheqjen” pritet që më pas të marshojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Një e veçantë e protestës së sotme është prania e lartë e diasporës pasi është njoftuar se do të jetë një protestë masive dhe me një numër më të lartë protestuesish.
Prej gati dy javësh protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e kreut të ekzekutivit, Edi Rama dhe të gjithë kabinetit, po ashtu arrestimit të tij, Ballukut dhe kreut të opozitës, Sali Berisha.


