Protesta masive në Tiranë, marshimi mbërrin në “Selvia” dhe bllokon Rrugën e Dibrës

Aktualitet

Protesta masive në Tiranë, marshimi mbërrin në

Marshimi i protestuesve në Tiranë ka vijuar pa ndërprerje, duke përfshirë disa prej akseve kryesore të kryeqytetit dhe duke shkaktuar bllokime të konsiderueshme në qarkullimin rrugor.

Pas lëvizjes përgjatë Unazës dhe kalimit në zonën e “Brrylit”, kolona e protestuesve është afruar sërish pranë qendrës së qytetit, me “kokën” e marshimit që ka mbërritur në zonën e “Selvisë”.

Më pas, turma është shtrirë përgjatë Rrugës së Dibrës, duke e bërë këtë aks thuajse të pakalueshëm për automjetet dhe duke paralizuar përkohësisht trafikun në zonë.

Në protestë marrin pjesë qytetarë të grupmoshave të ndryshme, përfshirë të rinj dhe përfaqësues të diasporës, të cilët vijojnë marshimin në drejtim të qendrës së Tiranës.

Gjatë gjithë itinerarit janë dëgjuar thirrje dhe slogane kundër qeverisë dhe klasës politike, mes të cilave “Rama jep dorëheqjen” dhe “Rama në burg, Berisha në burg”.

Protesta vijon të jetë në lëvizje, ndërsa situata në disa segmente të qytetit mbetet e rënduar për shkak të bllokimit të qarkullimit.

 

ME TE LEXUARAT