Vrau turistin me thikë, publikohet FOTO e autorit të krimit në Berat

Aktualitet

Vrau turistin me thikë, publikohet FOTO e autorit të krimit në

Personi që shihni më sipër në foto është 63-vjeçari Kristo Mema, alias K. H, i cili pas konfliktit ka vrarë duke goditur me thikë Keli Hoxhën, 42 vjeç pasditen e sotme në Berat.

Bëhet me dije se sherri mes tyre ka nisur për shkak të një kali, me të cilin autori ofronte xhiro për turistët në zonën e kalasë. Më pas, debati ka degjeneruar në përplasje fizike, që më pas ka përfunduar në tragjedi.

Sakaq, autori është me precedentë penalë për një vrasje të mëparshme me thikë në Greqi dhe është ende në arrati. Ndërkohë, polici  është vënë menjëherë në ndjekje të tij dhe po kontrollojnë zonën për kapjen e 63-vjeçarit. Po ashtu grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Vrau turistin me thikë, publikohet FOTO e autorit të krimit në

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion