Zbardhet dinamika e krimit në Durrës: 25-vjeçari goditi të atin me dru në kokë, më pas i nguli thikën në zemër

Aktualitet

Zbardhet dinamika e krimit në Durrës: 25-vjeçari goditi të

Eshtë zbardhur dinamika e krimit të rëndë në familje në fshatin Shkallnur të Durrësit, ku një 25-vjeçar vrau babain e tij me thikën e bukës.

I riu raportohet se fillimisht ka qëlluar të atin, 69-vjeçarin me iniciale P. K., me dru në kokë dhe më pas ka marrë thikën duke e goditur në zemër, plagë që ka rezultuar fatale për jetën e tij. 25-vjeçari me iniciale M. K., i cili dyshohet me probleme të shëndetit mendor, u arrestua pas 2 orësh në arrati në lagjen nr. 13.

Njoftimi i policisë:

Vrau me mjet prerës (thikë) babanë e tij dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Pas dy orësh ndjekjeje nga Policia, u kap dhe u vu në pranga 25-vjeçari.

Në vijim të informacionit të dhënë mbi vrasjen me mjet prerës (thikë) të shtetasit P. K., informojmë se, si rezultat i kontrollit intensiv, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës mundësuan lokalizimin në lagjen nr. 13 dhe kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes, shtetasit M. K., 25 vjeç (dyshohet me probleme të shëndetit mendor), djalit të shtetasit P. K..

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan 25-vjeçarit, me cilësinë e provës materiale, një mjet prerës (thikë).

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion