Thellohet tragjedia në Shkodër, policia: Digjen nga zjarri nëna dhe dy fëmijët e mitur

Aktualitet

Thellohet tragjedia në Shkodër, policia: Digjen nga zjarri nëna

Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Domen të Shkodrës dhe është shkrumbuar plotësisht duke i marre jeten nje gruaje dhe 2 femijeve te saj te moshes 1 dhe 3 vjeç.

Ngjarja ndodhi në lagjen Plisht të fshatit Domen, në njësinë administrative Postribë, në Shkodër. Trupat e viktimave janë gjetur mes rrënojave të banesës së shkrumbuar plotësisht.

Sipas informacioneve paraprake, familja jeton në fshatin Golem dhe ishte kthyer nga Gjermania më 15 korrik.

Nëna kishte shkuar bashkë me dy fëmijët në shtëpinë e prindërve të saj në fshatin Domen për ta pastruar, kur banesa u përfshi nga flakët.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 13:10, në fshatin Domen, Shkodër, ka rënë zjarr në banesën në pronësi të shtetasit B. Ç.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe punonjësit e shërbimit zjarrfikës.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se, si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën shtetasja B. Ç., 24 vjeçe, si dhe dy fëmijët e saj të mitur, përkatësisht 3 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT