4.7 mln euro mashtrime me Call Center, GJKKO jep dënimin për grupin e Bruno Çobos

Aktualitet

4.7 mln euro mashtrime me Call Center, GJKKO jep dënimin për grupin e

Gjykata e Posaçme ka dhënë dënimin për Bruno Çobon, i ekstraduar nga Dubai për mashtrime me call centerat në vlerën e miliona eurove dhe për grupin e tij duke dhënë 170 vite burg në total për 16 të pandehurit.

Gjykimi i kësaj çështjeje u zhvillua me gjykim të shkurtuar.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Flojera Davidhi, Irena Gjoka dhe Erjon Bani, me vendosi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Bruno Çobo për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, e kryer në bashkëpunim të posaçëm, në formën e grupit të strukturuar kriminal, dhe dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vite burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Bruno Çobo, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim.

Në bashkim të dënimeve i pandehuri Bruno Çobo dënohet me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vite burgim.

Të pandehurit Bruno Çobo i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke e dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vite burgim.

Vuajtja e dënimit fillon nga dita e ekzekutimit të masës së sigurimit “arrest në burg” dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

Deklarimin fajtor të të pandehurës Elisa Çaçi (Caci), për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, e kryer në bashkëpunim të posaçëm, në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe dënimin e saj me 11 (njëmbëdhjetë) vite burgim.
2.1. Deklarimin fajtor të të pandehurës Elisa Çaçi (Caci), për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”,  dhe dënimin e saj me 2 (dy) vite burgim.

Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve e pandehura Elisa Çaçi (Caci), dënohet me një dënim të vetëm prej 11 (njëmbëdhjetë) vite burgim.

2.3. Të pandehurës Elisa Çaçi (Caci), i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke e dënuar përfundimisht me 7 (shtatë) vite e 4 (katër) muaj burgim.

2.4. Vuajtja e dënimit fillon nga dita e ekzekutimit të masës së sigurimit “arrest në shtëpi” dhe të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Gilbert Pushani për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”, në dëm të disa personave, e kryer në bashkëpunim të posaçëm, në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe dënimin e tij me 11 (njëmbëdhjetë) vite burgim.
3.1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Gilbert Pushani, për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a, paragrafi 2 i Kodit Penal dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.

3.2. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Gilbert Pushani dënohet me një dënim të vetëm prej 11 (njëmbëdhjetë) vite burgim.

3.3. Të pandehurit Gilbert Pushani i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke e dënuar përfundimisht me 7 (shtatë) vite e 4 (katër) muaj burgim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion