“S’do ta shikosh më”/ Dhunoi djalin e mitur teksa ia tregonte nënës në telefon, dërgohet në gjyq babai

Aktualitet

“S’do ta shikosh më”/ Dhunoi djalin e mitur teksa ia

Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim shtetasin B.Sh., i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Keqtrajtimi i të miturit” dhe “Dhuna në familje”, pasi dhunoi djalin e tij e mitur dhe të ëmën.

Në njoftimin e prokurorisë thuhet se hetimet mbi rastin nisën pasi shtetasja E.M. bëri kallëzim ndaj shtetasit B.Sh për dhunën e ushtruar ndaj djalit të tyre, shtetasit të mitur N.Sh. Kjo shtetase denoncoi se gjatë kohës që kanë qënë të martuar, bashkëshorti i saj ka ushtruar gjithmonë dhunë psikologjike dhe fizike, por muajt e fundit kjo dhunë u shtua shumë, aq sa e detyroi të largohej nga banesa së bashku me fëmijën e mitur.

Nga hetimet rezultoi se në datën 12.06.2023, bashkëshorti B.Sh. ka marrë djalin tek banesa e tij dhe më pas e ka marrë në telefon bashkëshorten E.M., duke i thënë se nuk do ta shikonte më djalin. Ai po ashtu i tregoi si po e dhunonte të birin.

Në këto kushte u arrestua shtetasi B.Sh., dhe ndaj tij u caktua si masë sigurie. Gjithashtu, për këtë ngjarje, u lëshua urdhër i menjëhershëm i mbrojtjes për shtetasin e mitur.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion