Vrau me thikë vjehrrën/ Nusja për 6 orë fshehu krimin në banesë, si e zbuloi bashkëshorti
Lajmifundit
/
11 April 2021, 11:28
Aktualitet

Të tjera detaje dalin në dritë nga vrasja në Maqellarë, ku një 44-vjeçare qëlloi për vdekje me thikë vjehrrën e saj. Ngjarja ndodhi mbrëmë.
Për 6 orë shtetaseje me inicialet M.M., ka fshehur krimin, ndërsa ngjarja u zbulua nga bashkëshorti i saj. Ka qenë ky i fundit ai që njoftoi policinë, e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje.
Mësohet se vjehrra kishte kërkuar disa herë urdhër mbrojtje ndaj nuses dhe sipas banorëve konfliktet kanë qenë të hershme.


