Vrasja në Elbasan, Gazmend Bardhi: Janë filmuar persona duke dhënë para

Drejtuesi politik i PD në qarkun e Elbasanit, ka reaguar sërish për vrasjen e djeshme në qytetin këtë qytet, ndërsa ka nënvizuar konfliktin e djeshëm, që përfundoi në tragjedi. Në një intervistë televizive, Bardhi tha se Partia Demokratike ka ngritur një strukturë për të mbrojtur votën dhe sipas tij, një anëtar i kësaj strukture, ka filmuar persona që japin para dhe mbledhin karta.
“Ne kemi të filmuar faktin që personi është filmuar nga grupi i mbrojtjes së votës duke dhënë para dhe duke mbledhur karta. Personi që ka këtë celular ka shkuar për të dëshmuar në polici”, tha ai.
Bardhi bëri me dije se vetë ai punonte në këtë grup, dhe se kjo strukturë ka operuar e pavarur prej tij.


