Vranësira dhe reshje shiu, ja parashikimi i motit për ditën e sotme

Aktualitet

Vranësira dhe reshje shiu, ja parashikimi i motit për ditën e

Moti në vendin tonë për ditën e sotme, do mbizotërohet nga kthjellime dhe vranësira të herëpashershme, por pa mundur të sjellin reshje gjatë paradites. Pjesa e dytë e ditës do sjellë reshje të pakta shiu e dëbore në zona të izoluara të rajonit verior dhe verilindor të territorit.

 

Temperaturat e ajrit do të ulen sërish me të paktën 2 gradë në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 16°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h kryesisht nga drejtimi Verior-Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

ME TE LEXUARAT