Rama i përgjigjet Bashës: Pse Iliri dhe Saliu janë më të rëndësishëm se Shqipëria?!

Kryeministri Edi Rama iu pergjigj-pergjigjes se Lulzim Bashes ne lidhje me idene e nje bashkepunimi te zgjeruar politik mes PS dhe PD pas zgjedhjeve te 25 prillit.
Serish kryeministri duket se synon perdorimin e imazheve te Sali Berishes dhe Ilir Metes ne kete debat.

Rama shkruan ne Twitter:
Po pse vallë janë më të rëndësishëm për ty Saliu dhe Iliri se sa Shqipëria Lulëzim?! Shqiptarët duan bashkim, duan që ne të gjithë të punojmë për ta dhe ekonominë e tyre përtej pandemisë, duke e lënë pas politikën e vjetër të sherrit, dasisë, konfliktit deri në absurd! Pse ti jo?

Kjo pergjigje e Rames erdhi pas shenimit te bere nga Lulzim Basha ne twitter, i cili theksoi se Edi Rama nuk ka asnje vend ne qeverisjen e PD pas 25 prillit, nderkohe qe theksoi se kreun e PS do ta largojne shqiptaret.