Vranësira dhe kthjellime, ja parashikimi i motit për ditën e sotme
Lajmifundit
/
10 April 2021, 09:11
Aktualitet

Ditën e sotme, moti në vendin tonë do mbizotërojë nga vranësira të përkohshme në pjesën e parë të ditës, por në mesditë do ketë kthjellime.
Sipas meteorologëve, temperaturat e ajrit do të rriten me 2-3 gradë në të dy vlerat ditore duke bërë që minimalja/maksimalja në rang vendi të luhaten nga 0 në 17-18 gradë Celcius.
Era do të fryjë e lehtë në territor, por në intervale të shkurtra kohore deri mesatare në bregdet nga drejtimi jugor gjatë gjithë ditës, ndërsa dallgëzimi në brigje ulet në 1-2 ballë.


