Qëlloi me thikë 61-vjeçarin, nuk i shpëtoi policisë 47-vjeçari në Berat

Një 47-vjeçar ka rënë në pranga në Berat, pasi akuzohet se ka qëlluar me thikë një 61-vjeçar. Policia bën me dije se ky i fundit ka marrë dëmtime në trup, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën, nënkujdesin e mjekve.
“Policia e Beratit ka arrestuar në flagrancë shtetasit T.C, 47 vjeç, banues në Samaticë, Ura Vajgurore.Ky shtetas, ka goditur për motive të dobëta, me mjet prerës (thikë), duke i shkaktuar dëmtime në trup, shtetasin Q.Z.,61 vjeç, banues në Samaticë, Berat, i cili po merr ndihmën mjekësore në spitalin rajonal Berat. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Vrasje me dashje, mbetur në tentative””, njofton policia.


