Basha në Dibër, takime me qytetarët jashtë orës policore (Video)
Lajmifundit
/
10 April 2021, 09:02
Politikë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon të shkelë rregullat e vendosura për të parandaluar covid-19. Që nga nisja e fushatës elektorale, për zgjedhjet parlamentare me 25 prill, ai ka refuzuar që të respektojë distancën sociale.
Këtë herë, ai ka thyer edhe orën policore. Nga Dibra, rrethuar nga militant pa maskë dhe pa distancë sociale, ai ka vazhduar fjalimin e tij edhe pas orës policore të vendosur nga Komiteti.
Kjo është bërë me dije nga vetë kryedemokrati, i cili ka publikuar një video në Facebook. Në video, dëgjohen thirrjet “Rama ik” apo “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”.


