Vota për “Topin e Artë 2024”, ja si janë shpërndarë pikët e Shqipërisë

Sport

Vota për “Topin e Artë 2024”, ja si janë

Njësoj si në edicionet e kaluara, gazetari Besnik Dizdari u zgjodh për të dhënë votat e Shqipërisë për “Topin e Artë”.

Ndryshe nga edicionet e mëparshme gazetarët e përzgjedhur duhej të votonin 10 futbollistët më të mirë nga lista me 30 emra duke u dhënë përkatësish 15, 12, 10, 8, 7, 5, 4, 3, 2 dhe 1 pikë emrave të përzgjedhur.

Gazetari ka votuar në këtë mënyrë:

1-Rodri

2-Yamal

3-Carvajal

4-Bellingham

5-Rudiger

6-Haaland

7-Lautaro Martinez

8-Vinicius

9-Mbappe

10-Granit Xhaka

Sa i përket trofeut “Jashin” për portierin më të mirë, votat e tij kanë qenë për Unai SImon në vendin e parë, Lunin në të dytin dhe Emiliano Martinez në të tretin.

Për trajnerin më të mirë të vitit 2024, vota ka shkuar për Luis De La Fuente me Ançelotin në vendin e dytë, Kurse për klubin më të mirë të vitit, Dizdari ka përzgjedhur Real Madridin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion