Elbasan, po i vendoste eksploziv makinës, por i shpërthen para kohe, vdes 24-vjeçari

Aktualitet

Elbasan, po i vendoste eksploziv makinës, por i shpërthen para kohe,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Elbasan. Një i ri ka humbur jetën nga një shpërthim me eksploziv.

Sipas policisë, 24-vjeçari po i vendoste eksploziv një automjeti në pronësi të shtetasit R. Ç., por lënda eksplozive ka shpërthyer para kohe duke e lënë fillimisht të plagosur dhe më pas ka ndërruar jetë në spital.

Sipas burimeve zyrtare, “rreth orës 04:10, në lagjen ‘Shënkoll’, dyshohet se një shtetas rreth 24 vjeç, duke vendosur lëndë eksplozive në automjetin tip ‘Volkswagen’, në pronësi të shtetasit R. Ç., lënda eksplozive ka shpërthyer dhe për pasojë 24 vjeçari është dëmtuar dhe transportuar në spital.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Si pasojë e plagëve të marra 24-vjeçari ka humbur jetën në spital”.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamentit të Policisë Kriminale në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes.

Policia po heton për të zbardhur konfliktet e dyshuara të shenjestrës së atentatit që mbeti në tentativë.

ME TE LEXUARAT