Vijon lufta me zjarrin në Karaburun, zjarrëfikësit hasin vështirësi në terren
Lajmifundit
/
29 July 2021, 08:20
Aktualitet

Situata e zjarrit në Karaburun nuk paraqitet aspak e mirë. U bënë tre ditë nga “plasja” e vatrës, që për pasojë ka djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me pemë e shkurre. Problem është parë edhe ndërhyrja e zjarrëfikëses. Mësohet se këta të fundit e kanë pasur të vështirë ndërhyrjen, kjo për shkak të terrenit malor.
Aktualisht, puna për shuarjen e zjarrit vazhdon me mjete rrethanore, pasi automjetet e kanë të pamundur të ngjiten pranë vatrave të zjarrit.


