Vijojnë protestat në Greqi, bllokohet sërish aksi Kakavijë-Janinë! Ja në cilën orë do të “paralizohet” lëvizja

Aktualitet

Vijojnë protestat në Greqi, bllokohet sërish aksi

Policia Kufitare Kakavijë njofton se, sipas informacionit të marrë nga autoritetet kufitare greke, sot nga ora 18:00 deri në 21:00 aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në zonën e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të një proteste që po zhvillohet nga fermerët.

Gjatë këtij intervali do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet me emergjenca shëndetësore.

Policia kufitare u bën thirrje qytetarëve të tregojnë mirëkuptim dhe të planifikojnë udhëtimet në orare të tjera të ditës, për të shmangur vonesat.

ME TE LEXUARAT