“Turistët habiten”/ Qytetari denoncon: 50 metra larg resorteve luksoze, kanali mbledh ujërat e zeza në Golem
Lajmifundit
/
17 Qershor 2021, 09:59
Aktualitet

Kanali i ujërave të zeza në zonën e Pishave të Buta në Golem është kthyer në problem për banorët dhe turistët.
Një banor denoncon rastin në “Ti Raporton”. Sipas tij, kanali ndodhet vetëm 50 metra larg resorteve luksoze të Golemit dhe përveç aromës shqetësuese, mbledh dhe insekte të shumta.
“Ky kanal i sapo ndërtuar është bërë depozitë ujërash të zeza, në rrugën “Ismail Qemali” në Pishat e Buta Golem. Sot në mëngjes disa turiste polakë po habiteshin me këtë gjendje”, shkruan qytetari.

