Ulet niveli i lumit Vjosa! Problematike situata në fshatin Bishan, 20 banesa ‘nën ujë’

Aktualitet

Ulet niveli i lumit Vjosa! Problematike situata në fshatin Bishan, 20

Prurjet e lumit Vjosa kanë shënuar rënie gjatë natës. Aktualisht, prurjet e ujit janë ulur dhe niveli i ujit te Ura e Mifolit është 8.4 metra, duke bërë që uji të tërhiqet gradualisht nga zonat e përmbytura.

Megjithatë, situata mbetet problematike në zonën e Bishanit, ku nënkalimi vijon të jetë i mbuluar nga rreth 2 metra ujë, duke e bërë të pamundur qarkullimin e automjeteve.

Si pasojë e përmbytjeve, uji ka depërtuar në rreth 20 banesa në Bishan, kryesisht në ambientet e jashtme të tyre, duke shkaktuar dëme materiale dhe shqetësim për banorët e zonës.

Po ashtu dhe ne disa zona periferike argjinatura është dëmtuar dhe uji po depërton nëpër toka.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion