S`ndalen ankesat për aeroportin e Tiranës: Nuk ka vend për tu ulur, do presësh në lokale, stafi nuk flet anglisht!

Aktualitet

S`ndalen ankesat për aeroportin e Tiranës: Nuk ka vend për tu

Aeroporti nderkombetar i Tiranes po vazhdon te marre pershtypje negative nga pasagjeret e huaj dhe ata shqiptare edhe ne kete fillim viti thuajse çdo dite.
Ne seksionin e pershtypjeve nga vizitoret ne faqen e aeroportit, 21 ore me pare, nje pasagjere gjermane ankohet per heqjen e stolave dhe mundesive per tu ulur ne zonen e gateve ku pritet nisja e avioneve pasi ke kaluar kontrollet.

Ja cfare shkruan ajo:
“Nuk ka vende në porta! Mund të uleni vetëm nëse porosisni diçka. Vendet e zakonshme janë të mbyllura derisa të hapen portat. Është thjesht qesharake! Kushdo që nuk e di këtë dhe po fluturon këtu për herë të parë, do të ketë porositur tashmë të paktën dy kafe, një kroasan dhe një pita.
E papranueshme dhe absolutisht e shëmtuar!”.

S`ndalen ankesat për aeroportin e Tiranës: Nuk ka vend për tu

Komentin kjo pasagjere e ka shoqeruar edhe me foton e rremujes qe krijohet ne sektorin e pritjes se avioneve ne aeroport.

Ajo qe vihet re eshte se ne sektorin e pritjes se gateve, ku pasagjeret shkojne nje apo dy ore para flurutimit, mungon mundesia per tu ulur ne pritje nderkohe qe heqja e kesaj mundesie detyron pasagjeret qe te ulen tek lokalet ngjitur brenda aeroportit ku normalisht ku nese ulesh duhet te konsumosh e te blesh tek to.

S`ndalen ankesat për aeroportin e Tiranës: Nuk ka vend për tu

Nderkaq, nje tjeter pasagjere, Blerta Ademi ankohet per stafin qe megjithese ne nje aeroport nderkombvetar, nuk di te flase anglisht:
Vetem emri “International Airport” tregon qe gjuha angleze duhet te jete standard. Ne kete aeroport, shumica e stafit nuk flet fare anglisht. Per nje aeroport nderkombetar, kjo eshte e papranueshme.

Ne kafenetë dhe restorantet, të mirët flasin anglisht më se personeli i amerikanëve. Kjo është e turpshme dhe duhet të rregullohet urgjentisht – nëse duhet, duke ndërruar personelin ose duke mbajtur trajnim të detyrueshëm.

Kontrolli i sigurise eshte shume keq i mendimit. Njerezit kalojne shume shpejt dhe pa rregull. Nuk ka radhe te qarte. Punonjesit i shtyjne njerezit me nxitim, ndersa disa te tjere vetem rrijne dhe nuk bejne asgje. Kjo krijon ndjesine e mungeses se sigurise.

Ka shumë shtyrje dhe kaos. Shume persona kalojne njekohesisht, te gjithe shtyjne perpara. Stafi eshte i papershtatshem dhe i paedukuar.

Qyteti i Tiranes me ka pelqyer shume, por aeroporti ishte pershtypja e fundit para nisjes per ne Gjermani dhe ishte negative. i thashe stafit qe ne nje aeroport nderkombetar duhet te flitet anglisht, por pergjigja ishte se nuk eshte e nevojshme. Kjo nuk eshte ne rregull.

Une flas shqip, por per pasagjeret qe nuk flasin shqip, kjo situate eshte e paperballueshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion