U shkarkua se liroi të dënuarit përjetë, gjyqtarja e Krujës ankimon në KPA vendimin e KLGJ

Gjyqtarja Enkelejda Hoxha ka ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor për shkarkimin nga detyra në 17 Mars me argumentin se ka liruar nga qelia disa të “fortë” të dënuar për vepra të rënda penale.
Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi shkarkimin e gjyqtares Hoxha nga detyra, ndërsa ajo qëndron pas hekurave pasi akuzohet për korrupsion.
Sipas gjyqtares së Krujës vendimi për shkarkimin e saj ishte antikushtetutes.
Prej 11 shkurtit gjyqtarja Enkelejda Hoxha është arrestuar me urdhër të SPAK, nën akuzën e korrupsionit. Së bashku me 9 persona të tjerë të vënë në pranga gjatë operacionit, ata akuzohen se kishin ngritur një skemë përmes të cilës ulnin dënimet ose lironin nga burgu të dënuar për vepra të rënda penale kundrejt parave.


