U përplas me motorin e turistit sllovak dhe ky i fundit humbi jetën, arrestohet 24-vjeçari

Aktualitet

U përplas me motorin e turistit sllovak dhe ky i fundit humbi jetën,

Gjatë ditës së djeshme, një turist sllovak humbi jetën, teksa drejtonte një motor.

Turisti u përplas nga një makinë, që drejtohej nga një 24-vjeçar. Ky i fundit u arrestua nga autoritetet.

Procesi i “5D”-së, Muhamet Petriti: Ja si Alfred Qato nga pronar i një furre buke më bëri “pronar” të “Vas konstruksion”

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin në aksin rrugor në fshatin Kryezi, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin R. V., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Nga përplasja e automjetit që drejtonte ky shtetas me motomjetin që drejtonte shtetasi sllovak Z. S., 63 vjeç, humbi jetën drejtuesi i motomjetit dhe u dëmtua bashkëshortja e tij, shtetasja K. S., 65 vjeçe, që udhëtonte me të, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion