U kap në makinë me..., policia tjetër njoftim për arrestimin e djalit të Azem Hajdarit

Aktualitet

U kap në makinë me..., policia tjetër njoftim për arrestimin

Policia e shtetit ka dale serish me nje deklarate ne lidhje me arrestimin e djalit te Azem Hajdarit ne Elbasan.

Pavaresisht se edhe mbremjen e djeshme u publikua nje tjeter njoftim, policia beri te ditur serish sot se:

Specilaistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit:

Azem Hajdari (i biri), 23 vjeç, dhe E.Gj., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, gjatë kontrollit të mjetit tip "Audi", me të cilin po qarkullonin shërbimet e Policisë gjetën një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar e llojit cannabis sativa.

Në cilësin e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, dy aparate celular dhe automjeti.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion