U fut në lumë për t’u larë, 29-vjeçari shqiptar ndërron jetë papritur në Itali

Aktualitet

U fut në lumë për t’u larë, 29-vjeçari shqiptar

Një 29-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Itali, pasi është mbytur teksa ishte duke u larë në një lumë.



Ngjarja ka ndodhur në lumin e Montone, në Portico, teksa viktima është identifikuar si Aldi Marku. Ai kishte shkuar me miqtë në zonë dhe sapo ka hyrë në ujin e akullt, ka pësuar atak kardiak.

Miqtë e kanë nxjerrë nga lumi dhe kanë dhënë menjëherë alarmin, duke telefonuar 118 për të ndërhyrë në vend edhe me helikopterin e shpëtimit, por për fat të keq ai kishte ndërruar jetë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion