Rezarta Shkurta ‘merr në pyetje’ bashkëshortin para se të dalë: Çfarë do t’u thuash grave po të ngacmuan?

Showbiz

Rezarta Shkurta ‘merr në pyetje’ bashkëshortin para se

Këngëtarja dhe sipërmarrësja, Rezarta Shkurta është mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale. Përveç fotove e videove të punës, ajo herë pas here poston edhe momente nga jeta e saj private.

E kështu ka bërë edhe mëngjesin e sotëm  në “Instagram”-in e saj, Rezarta ka ndarë një video ku shfaqet bashkëshorti i saj, Ermal Hoxha. Ajo dëgjohet teksa e pyet se ku po shkon dhe çfarë do u thotë grave dhe gocave po e panë.

“Praaa, praaaa, ky djali është i martuar. S’jam xheloze thjesht po e them”, shkruan Shkurta bashkëngjitur në videon në fjalë.

Pjesë nga biseda në video:

Rezarta Shkurta: Je shumë i bukur. Të dua shumë

Ermal Hoxha: Edhe unë ty

Rezarta Shkurta: Ku po ikën?

Ermal Hoxha: Po dal

Rezarta Shkurta: Ku po del?

Ermal Hoxha: Të pi kafenë

Rezarta Shkurta: Ça do u thuash grave e gocave po të panë?

Ermal Hoxha: Jam i martuar

Rezarta Shkurta: Po ti nuk ke as unazë

Ermal Hoxha: Ju them hyni në ‘Google’ e shikoni nëse jam i martuar apo jo

Rezarta Shkurta: Vdes për ty

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion